Formulari që po shpërndahet në kopshtet e fëmijëve, NËNA dhe BABAI futen në kllapa, zëvendësohen me PRINDI 1dhe PRINDI 2

27/10 20:03
Credits to Apollon TV
Formulari që po shpërndahet në kopshtet e fëmijëve, NËNA dhe BABAI futen në kllapa, zëvendësohen me PRINDI 1dhe PRINDI 2

Një formular skandaloz po shpërndahet në koppshtet e fëmijëve në Tiranë, ku nëna dhe babai në formular janë futur në kllapa, për t’u zëvendësuar me fjalët prindi 1 dhe prindi 2.

Foto po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që reagimet kanë qenë të shumta. Pastori Akil Pano i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor që të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, pasi sipas tij, është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Ai shprehet se Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri”.

Postimi i plotë:

Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën.

I bëj thirrje:  Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të Shqiptarëve.

Formulari:

249529189 2038840709613657 8703499894235015522 n

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.