FORMA E RE E MENAXHIMIT TË REZERVUARIT TË KURJANIT DO TË SHMANG PROBLEMET E UJTJES SË TOKAVE FUNDORE

12/07 17:30
Credits to Apollon TV
FORMA E RE E MENAXHIMIT TË REZERVUARIT TË KURJANIT DO TË SHMANG PROBLEMET E UJTJES SË TOKAVE FUNDORE

Për ti dhënë zgjidhje të pranueshme sfidës së ujitjes së tokave bujqësore të bashkive Roskovec dhe Patos, dhe pjesërisht të Bashkisë Fier, si edhe për të shmangur vazhdimësinë e pasojave të shkaktuara tek fermerët , pas vlerësimit të gjëndjes ekzistuese të shërbimit dhe infrastrukturës së ujitjes të përkeqësuar për shkak të mungesës së kryerjes së punimeve për mirëmbajtjen e rezervuarit të Kurjanit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e kaloi këtë rezervuar në administrimin e Drejtorisë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit në Fier. Specialistja e kësaj drejtorie , e cila menaxhon ujitjen dhe kullimin e territorit të jugut të vendit është shprehur ekslkuzivisht për Tv Apollon se ky ndryshim i inventarit të rezervuarit të Kurjanit do të rrisë evidencën e shërbimeve në funksion të përdorimit më efektiv të ujit, të mirëmenaxhimit të infrastrukturës ujitëse me potenciale të mëdha për të përmbushur nevojat që kanë fermerët për të ujitur kulturat . Po sipas saj ky rezervuar i cili është projektuar për më shumë se 30 milionë metër kub ujë , por qe aktualisht rezervon 25 milionë metër kub ujë , për shkak të rritjes së vëllimit të  vdekur të bazës së tij. Po sipas të njëjtit burim , nga përllogaritjet deri në këtë kohë janë shkarkuar rreth 4 milionë metër kub ujë të cilat kanë shërbyer për ujitjen e rreth 2000 ha tokë bujqësore, por që duhet të ishin vaditur 4000 ha , e thënë ndryshe , është ujitur 50% e sipërfaqes për shkak të gjëndjes problematike të infrastrukturës së rrjetit të sistemit ujitës që menaxhohej nga Bashkitë Roskovec e Patos. Forma e re e menaxhimit të rezervuarit të Kurjanit nga drejtoria rajonale e bordit të kullimit do të shmangë problemet e ujitjes së tokave fundore që ujiten nga magjistrali kryesor me gjatësi 14.1 km ka pohuar specialistja. Gjithashtu sipas saj , uji nuk shkonte deri në fund për shkak të pendesave në fshatrat e Bashkisë Roskovec , fermerët e të cilëve ujisin 2- 3 herë, ndërkohë që atyre të Bashkisë Patos , u mungonte plotësisht uji.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.