Forcat Speciale të Kosovës “në këmbë”, Policia merr informacione për sulme në QKUK

06/04 11:24
Credits to Apollon TV

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është duke patrulluar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të siguruar zonën, pas një kërcënimi për sulme që ka marrë.

“Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Gjithashtu, masa të rrepta po zbatohen edhe në veri të Mitrovicës, ku që nga mëngjesi i sotëm, pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Nuk dihet se për çfarë mesazhi kërcënues bëhet fjalë, por siç shihet nga foto, Njësia Speciale e Policisë është duke patrulluar në QKUK Prishtinë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.