
Forcat “Shqiponja” dhe Policia e Vlorës “blindojnë” qytetin, kontrolle për armëmbajtje pa leje

Forcat operacionale “Shqiponja” së bashku me Policinë e Vlorës po zhvilojnë një aksion policor mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Bëhet me dije se efektivët janë vendosur në disa pika të qytetit dhe po kontrollojnë mjetet e dyshimta.
Ky aksion po kryhet për kapjen e personave të rrezikshëm dhe që mbajnë armë pa leje, por deri më tani mësohet se nuk ka asnjë të shoqëruar. Ndërkohë, në vijim pritet një njoftim zyrtar nga policia.
Mbrëmjen e djeshme një operacion i ngjashëm u zhvillua ne Kruje ,ku policia njoftoi se aksioni u ndërmor me qëllim kapjen e personave në kërkim, si dhe atyre që lëvizin me armë.