
Fluksi i lartë i pushuesve, bllokohet aksi Vlorë-Zvërnec, trafik i rënduar edhe në Rrugën e Arbërit

Këtë ditë të dielë, në pikun e sezonit uristik mijëra qytetarë kanë udhëtuar drejt bregdetit. Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e numrit të lartë të automjeteve është bllokuar aksi rrugor Vlorë-Zvërnec.
Gjithashtu, fluksi i lartë i pushuesve ka sjellë edhe bllokimin e segmentit rrugor Shqipëri-Kosovë. Pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi Rruga e Arbërit është bllokuar duke detyruar qytetarët të qëndrojnë me orë të gjata pritje.
Sipas statistikave mësohet se vetëm këtë fundjavë kanë hyrë në Shqipëri rreth 60 mijë shqiptarë të Kosovës.