Fluks në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë në fundjavë

22/05 13:44
Credits to Apollon TV
Fluks në Morinë, mijëra kosovarë drejt Shqipërisë në fundjavë

Ashtu sikurse pritej pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune ka pritur fluks të lartë të qytetarëve shqiptarë nga Kosova që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ashtu si edhe në vitin e kaluar kur situata nga pandemia ka qenë më e rënduar, qytetarët e Kosovës edhe këtë vit duket se do të jenë gjallëria kryesore e turizmit në bregdetin shqiptar.

Situata e ditëve të fundit në vendin tonë me vrasje dhe aksidente fatale, nuk ka kaluar pa u vënë re nga pushuesit e Kosovës.

Sakaq për shkak të fluksit policia kufitare në Morinë ka aplikuar procedurën e përshpejtuar dhe punën me kapacitet të plotë më gjashtë sportele për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.