Fluks i madh pushuesish nga Kosova, më shumë se 12 mijë qytetarë kosovarë hynë në Shqipëri ditën e sotme

09/07 23:15
Credits to Apollon TV
Fluks i madh pushuesish nga Kosova, më shumë se 12 mijë qytetarë kosovarë hynë në Shqipëri ditën e sotme

Vijon fluksi i pushuesve kosovarë që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.

Ditën e sotme më shumë se 12 mijë shqiptarë të Ksoovës me rreth 3 mijë automjete dhe autobusë kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Vermicës.

Policia Kufitare po punon me kapacitete maksimale, ndërkohë që ditën e nesërme pritet akoma edhe më shumë fluks pushuesish nga Kosova. Edhe pse është punuar me procedurë të përshpejtuar dhe me kapacitete të plota ka qenë e pamundur shmangia e radhëve, por pritjet nuk kanë qenë të gjata.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.