Flet investitori shqiptar i Bitcoin: Isha 17-vjeç, bleva 2 copë nga 1200 euro

09/06 11:30
Credits to Apollon TV
Flet investitori shqiptar i Bitcoin: Isha 17-vjeç, bleva 2 copë nga 1200 euro

Ashtu si e gjithë bota Shqipëria është përfshirë në prodhimin dhe përdorimin e monedhave virtuale por kryesisht bitcoinit me e famshmja ndër to. Vetting solli sot në ABC të dhëna që konfirmojnë se vendin tonë bitcoini prodhohet dhe ky treg gjithmonë e më tepër po merret në kontroll nga njerëz të lidhur me politikën.

Shumica e shqiptarëve e shohin si mjet për tu pasuruar shpejt , por a është e mundur kjo? Ekspertët shpjegojnë se duhet investim i madh që të kalohet në fitim.

Një investitor 21-vjeçar rrëfen për Vetting në ABC, se gjithçka nisi në 2017. Ai disa para që i kishte mbledhur nga puna që bënte në internet dhe në Facebook i kishte investuar në blerjen e bitcoin.

Ai tregon se kishte blerë fillimisht 2 bitcoin me nga 1200 euro secilën ndërsa sot ai tregon se zotëron disa bitcoin, por numrin konkret preferon të mos e bëjë publik.

“Në faqe FB vendosa Google Adsenses. Jam marrë dy tre vite dhe i investova në kriptovalutë të ardhurat. Po bëja shumë lek në mënyrë të thjeshtë. Kam disa bitcoin. Dy të parët i kam blerë në 2017 kur isha 17 vjeç. I bleva 1200 euro copën më pas 4 -5 mijë euro. Synimi im është që këto të ardhura ti shes dhe me ato të hap një biznes. Pjesën tjetër do rrezikoj deri në fund me bitcoin. Synimi është që ti shes kur të arrijnë vlerën maksimale 100 mijë euro.” tha i riu.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.