
Fitorja e dytë në Kukës/ Rama falenderon votuesit-Qytetarët presin nga ne…

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, duke thënë se kandidati i PS ka një avantazh të pakthyeshëm. Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se teksa janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i PS, Albert Halilaj kryeson me thuajse 3000 vota. Spas tij, ky rezultat do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë. Për Ramën kjo fitore është edhe një detyrimi i qeverisë ndaj votuesve për të bërë shumë më shumë akoma për bashkinë Kukës. Në zgjedhjet e mbajtura më 24 shtator, në garë ishin Albert Halilaj nga Partia Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ Emri Vata. Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00, ndërsa sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45,63 %. Bazuar në këtë shifër, më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku morën pjesë 52.79% e qytetarëve. Zgjedhjet në Bashkinë Kukës vijnë pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga posti, pas publikimit të video-skandalit në zyrën e tij. Ish kryebashkiaku i Kukësit është arrestuar më 24 qershor me urdhër të SPAK. Aktualisht Gjici ndodhet në burg nën akuzën e korrupsionit aktiv.