Firmoset koalicioni LSI – PD, Monika Kryemadhi: Jemi aleat kundër Edi Ramës! Do jemi krah Lulzim Bashës, në çdo qytet dhe shtëpi

01/03 10:10
Credits to Apollon TV

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka thënë se PD dhe LSI do të jenë aleat kundër Edi Ramës, pas koalicionit që kanë firmosur pak më parë me kreun e PD Lulzim Basha në Hotel “PLAZZA”, në Tiranë.

Kryemadhi tha se PD dhe LSI do të jenë krah njëra-tjetrës në zgjedhje, bashkë me aleatët, për të sjellë shpresën për shqiptarët.

“Sot një ditë historike për LSI dhe PD. Por më e rëndësishme dhe për shqiptarët sepse bashkimi dhe një koalicion përballë një sekti kriminal, do të jetë i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleat kundër dështimeve të Ramës. Ne angazhohemi për të bashkuar forcat në shërbim të popullit shqiptar”, tha ndër të tjera kreytarja e LSI.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Sot një ditë historike për LSI dhe PD. Por më e rëndësishme dhe për shqiptarët sepse bashkimi dhe një koalicion përballë një sekti kriminal, do të jetë i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë. Sot LSI dhe PD janë bërë bashkë si një aleat kundër dështimeve të Ramës. Ne angazhohemi për të bashkuar forcat në shërbim të popullit shqiptar.

Bashkimi ynë është sinjal për të gjithë shqiptarët, se ndyshimi po vjen.

E di se do të ketë shumë prej atyre që do të thonë se LSI rritet nga elektorati i së majtës, por një parti si ne që në thelb kemi demokracinë, dhe bashkë me PD që është parti e djathtë, dua të adresojmë këtë: zotohemi se do të gjejmë gjuhën e përbashkët të bashkëpunimit, duke vendosur përpara interesin e shqiptarëve.

Jemi të unifikuar se vendi është sot me keq se çka qenë para 4 vite më parë apo 8 vite më parë, përvec atyre që kanë lidhje të ngushta me qeverinë. Ne duhet të bëjmë më shumë për të cuar shqiptarët atje ku ata duan të jenë, në Bashkimin Europian. 

Partneriteti ynë do ti lejojë LSI të ndjek axhendën e saj politike. Do punojmë për 5 prioritete e tona në 5 muajt e parë, për të ulur kostot e jetesës dhe për tu dhënë shqiptarëve mundësinë të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. 

Do të punojmë krah për krah, të gjithë së bashku, krah zotit Lulzim Basha dhe krah njëri-tjeterit, anëtar të PD dhe LSI, në cdo qytet dhe shtëpi. 

Sot bashkimi i LSI me PD dhe aleatët, është një mesazh në ditën e parë të pranvëerës, për të filluar një pranverë të re. Për të pasur më shumë gra dfhe vajza, të rinj dhe të reja në politikbërja dhe për ti dhënë forcë votës së shqiptarëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.