Fillon procesi i dezinsektimit në bregdete, Manastirliu: Do të shtrihet nga veriu në jug të vendit, për një sezon më të sigurt

01/06 21:10
Credits to Apollon TV
Fillon procesi i dezinsektimit në bregdete, Manastirliu: Do të shtrihet nga veriu në jug të vendit, për një sezon më të sigurt

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e dezinsektimit në Shëngjin, ku tha se ky program kombëtar do garantojë një sezon turistik më të sigurt për të gjithë.

“Kemi filluar tashmë prej disa javësh me monitorimin e zonave, por edhe ka filluar procesi i dezinsektimit nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës dhe duke zbritur në Kavajë, në Vlorë edhe deri në Sarandë, për të parandaluar dhe për të kontrolluar sëmundjet infektive që vijnë nga mushkonjat”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se dezinsektimi do të vijojë gjatë gjithë verës.

“Janë vlerësuar habitatet dhe do të vijojë gjithë verës, deri në muajin tetor, që është planifikuar të kryhet ky proces”.

Drejtoresha e Insitutitit të Shëndetit Publik Albana Fico, tha se në këtë proces po përdoren lëndë që nuk cënojnë habitatin natyror dhe është përfshirë një sipërfaqe e konsiderueshme.

“Është dhe një volum shumë i madh pune, kryhet në rreth 4 mijë hektarë gjatë kësaj periudhe dhe së dyti nuk duhet të harrojmë që duhet kombinuar me rregulla higjeno-sanitare përgjatë vijave bregdetare nga bizneset dhe nga qytetarët. Duhet thënë që lëndët që ne përdorim nuk e cenojnë ambientin, pra e ruajnë ambientin, habitatin. Sepse është shumë e rëndësishme që jo vetëm të luftojmë mushkonjat, por të mos dëmtojmë speciet e tjera, të cilat janë pjesë e këtij habitati”, theksoi Fico.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.