Fieri vazhdon te mbetet nje nder qytetet me numer te madh te personave te prekur nga Covid-19, ku nuk kane munguar edhe drejtues te kopshteve dhe cerdheve te Fierit

09/12 13:09
Credits to Apollon TV


Te bazuar ne te dhenat e fundit te bashkise ne keto institucione jane te infektuar dhe te karantinuara 9 edukatore ,,2 drejtore te kopshtit perkatsisht nr 6 dhe nr 2 , 3 sanitare , 1 kuzhiniere 1 ndkuzhiniere , Edhe pse ne keto kushte te gjitha kopshtet dhe cerdhet jane te hapura . Virusi nuk ka kursyer as punonjes te administrates dhe institucioneve te ndryshme. Keshtu, vetem nje dite me pare pozitiv me covid kane dale edhe nje mjeke dhe nje infermiere ne spitalin pediatrik ne Fier si dhe nje mjeke familje dhe infermierja ne qendren shendetesore Zhupan. Pozitiv pas kryerjes se tamponit ka dale edhe nje farmaciste e burgut te Fierit, ndersa duhet theksuar se pergjate ketyre diteve nuk kane munguar edhe te tjere te infektuar ne radhet e stafit te ketij institucioni. Listes se gjate te te infektuarve ne Fier i jane shtuar edhe mesues dhe edukatore, ndersa ne te shumten e rasteve pensionistet rezultojne me shume te prekur.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.