
Fieri është “universiteti i krimit të organizuar”, Artan Hoxha: Vrasësit aty janë të pasur, i kushtojnë rëndësi prezencës


Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e fundit që ndodhi në Fier, ku u vra me armë zjarri Shkëlzen Kastrati.
Ai thotë se kriminelët në Fier janë të pasur dhe i kushtojnë rëndësi prezencës në skenën e krimit, ndaj djegin “Range Rover” dhe jo “Fiat Panda”.
Sipas tij, Fieri e dëshmoi edhe njëherë tjetër se është një hap përpara të tjerëve si “universiteti” i krimit të organizuar.
Postimi i plotë:
Jo po thoni qe s’kemi bere hapa para, tani kemi dhe killer me Ranger Rover…
Fieri e deshmoi dhe njehere tjeter, se qendron gjithnje, nje hap para te tjereve, si “universiteti” i krimit te organizuar…
Pas çdo atentati, ne Tirane, Durres, Vlore, Shkoder, Elbasan etj, vrasesit largohen nga vendngjarja dhe me pas djegin Benz-in, Audi-in, Volksvagen-in, Ford-in, Skoda-n, Fiat-in, etj, bashke me armet e krimit…
Dje ne Fier, vrasesit, pasi goditen objektivin, u larguan qetesisht, duke lene pas te djegur, armen e krimit, nje automatik Scorpion me silenciator, brenda nje fuoristrade Range Rover!!!
Vrasesit ne Fier, jane sqimatar.
I kushtojne rendesi dhe prezences ne skenen e krimit!!!
Imagjinoni si do perflitej nje vrases, nese do e bente krimin, me Fiat Panda!!!
Ja pse kembengul gjithnje, se kosto e atentatit eshte shume e rendesishme, per te kuptuar me ke kemi te bejme….

Ne foto: Mjeti Range Rover, i djegur pas atentatit te djeshem ne Fier.