
FIER, ZHVILLOHET PANAIRI PËR PROMOVIMIN E EKONOMISË QARKULLUESE DHE TË GJELBËR

Promovimi i Ekonomisë qarkulluese dhe të gjelbër, si një mundësi për nxitjen e një shoqërie aktive dhe zhvillimin ekonomik ishte qëllimi i panairit zhvilluar sot pranë parkut qendror të qytetit.
Forumi Shqiptar Social Ekonomik, ASET dhe Qendra “Gruaja, Mjedisi, Komuniteti, Harmonizuar per Zhvillim”, me mbështetjen e Bashkisë Fier kanë mundur të promovojnë këtë model ekonomie që sapo ka nisur të nxitet edhe në vendet më të zhvilluara.
Mbështetur financiarisht nga Leviz Albania panairi, që është një nga të shumtët aktivitete të kryera deri tani në këtë focus, synon të nxisë informimin dhe promovimin e bizneseve, pushtetit vendor dhe atë qendror për të menduar më tepër lidhur me aplikimin e EQGj, me krijimin e lehtësirave jo vetëm fiskal.
Apklikimi I kësaj ekonomie shihet si mundësi e artë për mbrojtjen e mjedisit duke mos I mbyllur rrugën zhvillimit ekonomik, por si një model i ri zhvillimi i qëndrueshëm.
Duke ju referuar problematikave aktuale që lidhen me mjedisin, mund të themi se kjo është një ndër të paktat nisma me fokus zhvillimin ekonomik duke mbajtur të pacënuar mjedisin.