FIER, ZHVILLOHET AKTIVITETI PËR PROMOVIMIN E SHKOLLËS “RAKIP KRYEZIU”

26/05 18:17
Credits to Apollon TV
FIER, ZHVILLOHET AKTIVITETI PËR PROMOVIMIN E SHKOLLËS “RAKIP KRYEZIU”

<span;>Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka organizuar ditën e sotme në qytetin e Fierit, një aktivitet për promovimin e Shkollës së mesme profesionale” Rakip Kryeziu” Të pranishëm në këtë aktivitet që synon prezantimin e ofertës për arsimin dhe formimin në rajon ishin , drejtues të shkollës së mesme profesionale , përfaqësues të Agjensisë Kombetare të Punësimit dhe Aftësive , të ZVA, pushtetit vendor, të bizneseve që veprojnë në rajon , të shkollave 9- vjecare dhe ish – nxënës. Në fjalën përshëndetëse Drektoresha e Punësimit dhe Aftësive , Etleva Gjelaj, ka bërë prezantimin e ofertës të shkollës së mesme profesionale , dhe ka folur mbi sfidat dhe evidentimin e problematikave dhe nevojave që ka tregu rajonal i punës.Në këtë aktivitet kanë sjellë eksperiencat e tyre dhe ish nxënës me historitë e tyre të suksesit.

<span;>Si shkollë e parë e mesme bujqësore në të gjithë krahinën e Myzeqesë , Shkolla e mesme bujqësore “ Rakip Kryeziu” u hap në vitin 1952 dhe në vitin 2005 mori statusin shkollë kombëtare, e cila u jep mundësi nxënësve të marrin një arsim profesional , duke transmetuar njohuri të përgjithshme , duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të nivelit të kësaj shkolle. Sot ky institucion i kondoliduar arsimor ofron një shumëllojshmëri degësh për të qënë gjithmonë në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.