FIER, VIJON ZBATIMI I PLANIT LOKAL TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE

16/07 20:55
Credits to Apollon TV
FIER, VIJON ZBATIMI I PLANIT LOKAL TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE

Mbrojtja e mjedisit nga mbetjet urbane me praktikat e reja të menaxhimit nga Bashkia pas zgjerimit të territorit krijoi një situatë të re menaxhimi , të përshtatur me nevojat dhe kërkesat e banorëve të 9 njësive administrative. Në shumë njësi vendore që më parë ishin komuna dhe nuk kishin një plan menaxhimi, pasi iu shtuam Bashkisë së Fierit , u ndërtuan pika statike grumbullimi mbetjesh urbane dhe në rrugët e lagjeve u vendosën kontenierë , shprehet një punonjës i ndërmarrjes së pastrimit. Po sipas tij , për vlerësimin e situatës gjatë ditëve të nxehta të verës ashtu edhe gjatë gjithë periudhës së vitit , është hartuar plani lokal i masave për menaxhimin e mbetjeve i cili zbatohet në të gjithë territorin administrativ të saj. Po sipas të njëjtit burim për të shmangur rrezikshmërinë e ndotjes për shëndetin e banorëve dhe mjedisin puna tashmë është përqëndruar në pastrimin , grumbullimin, dhe transportimin e mbetjeve urbane , në të 9 njësitë administrative të Bashkisë Fier.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.