FIER, VIJOJNË PUNIMET PËR REHABILITIMIN E KANALIT KULLUES LEVAN-POJAN

08/07 19:13
Credits to Apollon TV
FIER, VIJOJNË PUNIMET PËR REHABILITIMIN E KANALIT KULLUES LEVAN-POJAN

Projekti për pastrimin e magjistralit kryesor kullues të ujërave të larta Levan Pojan, i finacuar nga qeveria shqiptare , është një investim i rëndësishëm i cili do të mundësojë kullimin e mbi 800 hektarë tokë bujqësore , dhe do të shmangë përmbytjen e fshatrave dhe qëndrave të banuara Havaleas , Pojan , Shtyllas , Jarua dhe Sop. Përgjegjësi i sektorit teknik i drejtoriosë rajonale të ujitjes dhe kullimit, inxhinieri , Evarist Kolici, ka pohuar se aktualisht është pastruar rreth 2. 5 kilometër nga Ura e Sopit  në grykëderdhjen e tij në kolektoprin e Roskovecit, nga 4.5 kilometër  që është gjatesia lineare e përgjithshme e parashikuar në investim . Inxhinieri i drejtorisë rajonale të ujitjes dhe kullimit , Kolici, gjithashtu ka pohuar se pastrimi do ti kthejë standartet e funksionit kanalit kullues të ujërave të larta dhe do tu vijë në ndihmë fermerëve duke shmangur përmbytjen e prodhimeve bujqësoiore dhe dëmtimin e sipërfaqeve të kultivuara. Punimet për rehabilitimin e kanalit kullues të ujërave të larta Levan Pojan , do të përfundojnë brenda afatit kohor të parashikuar në projekt për tu zbatuar në vitin 2021 , ka pohuar përgjegjë3si teknik i drejtorisë rajonale të ujitjes dhe kullimiy, z. Kolici.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.