
Fier/ Vetvritet me armë zjarri 43-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Fier, ku 43-vjeçari Ilirjan Binjaku ka vrarë veten me armë zjarri. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në sytë e fëmijëve të mitur të tij dhe të bashkëshortes.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 02:25, në lagjen “15 Tetori”, Fier, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi I. B., 43 vjeç.
Eshtë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se viktima ka vrarë veten.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarje.