FIER, SHËMBI URËN E DARËZEZËS, ARREST SHTËPIE PËR LUFTAR PANAHORIN

06/06 19:24
Credits to Apollon TV
FIER, SHËMBI URËN E DARËZEZËS, ARREST SHTËPIE PËR LUFTAR PANAHORIN

Gjykata e Fierit ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “ arrest në shtëpi” për 52- vjecarin Luftar Panahori , i cili akuzohet se shëmbi urëm e Darëzezës , pasi tentoi të kalonte në të me një mjet të tonazhit të rëndë. Shoferi Panahori drejtonte një automjet me rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar për kalimin në urë. Ura u shemb mëngjesin e tre qershorit , ndërsa prej kohësh ishte e amortizuar. Shembja e saj ndërpreu dhe komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth. 52- vjecari Luftar Panahori , banues në Roskovec u arrestua në flagrancë nga specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin e policisë Fier për veprën penale “ Shkatërrimi i rrugëve”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.