FIER, SËMUNDJET E ULLIRIT DHE TË VRESHTAVE DUHET TË LUFTOHEN NË KËTË STINË

11/07 16:53
Credits to Apollon TV
FIER, SËMUNDJET E ULLIRIT DHE TË VRESHTAVE DUHET TË LUFTOHEN NË KËTË STINË

Për të patur zhvillim të qëndrueshëm të kulturës së pemës së ullirit , me qëllim rritjen në kushte të përshtatshme dhe për të garantuar prodhim të lartë është e domosdoshme kryerja e shërbimeve agroteknike në periudha të ndryshme të vitit , për të luftuar infeksionet. Specialisti i bujqësisë , Ladi Pashaj, ka thënë për Tv Apollon , se nuk mjafton vetëm pasioni i fermerëve dhe iniciativa e tyre për të investuar së sektorin e kultivimit të bimës së ullirit për të arritur suksesin , pasi sipas tij , kryerja e shërbimeve dhe e trajtimeve parandaluese për mbrojtjen nga sëmundjet kanë rëndësi të vecantë për cilësinë e rritjes dhe prodhimit. Gjithashtu specialisti Pashaj ka pohuar se syri i pallatit dhe miza e ullirit janë sëmundjet më të rëndësishme të ullirit që duhet të luftohen në këtë stinë. Pasojat e sulmit të syrit të palloit janë dëmtimi dhe rënia e gjetheve , rendimenti më i dobët , cilësia më e dobët e vajit të ullirit , lodhja e bimës etj. Kjo sëmunndje formon rrathë koncentrikë mbi gjethet e ullirit , që të kujton majën e puplës së shpendit të bukur të palloit , ka thënë specialisti i bujqësisë Pashaj. Sipas tij trajtimet parandaluese mund të bëhen me preparate me bazë bakri. Ndërsa për mbrojtjen e vreshtave është shprehur se në këtë periudhë rrezikohen nga hiri , ndaj duhen bërë 2- 3 spërkatje të tjera deri në vjelje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.