FIER, RRJETI TREFAZOR KALON NË BANESËN E TIJ, QYTETARI DENONCON HESHTJEN E OSHEE

20/06 20:28
Credits to Apollon TV
FIER, RRJETI TREFAZOR KALON NË BANESËN E TIJ, QYTETARI DENONCON HESHTJEN E OSHEE

Prej dy vitesh i moshuari fierak Guri Zotaj , banues në lagjen “ 15 tetori” ka dërguar ankesa të vazhdueshme pranë operatorit të shpërndarjes elektrike , pasi rrjeti trefazor i pallatit u kalon në banesë. Ndihemi të frikësuar thotë ai. Nga dita në ditë presim specialistët e elektrikut të na e zgjidhin këtë situatë , por deri tani vetëm presin.

Na përcjellin gjithmonë me refrenin se do të vijmë sot, e do të vijmë nesër thotë kryefamiljarja Tefta, por situata mbetet e pandryshueshme. Jemi të moshuar thotë ajo plot indinjatë. Nuk mundemi të endemi dyerve të institucioneve , ndërkohë që e kemi të pamundur të kryejmë punime brenda ndërtesës pa u zgjidhur më parë kjo situatë.

Përballë kësaj situate u detyruam ti drejtohemi Tv Apollon për të denoncuar këtë shqetësim madhor që na bën të ndihemi të rrezikuar për jetën thonë njëzëri bashkëshortët, duke shpresuar që nëpërmjet publikimit, zgjidhja do të jetë më e shpejtë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.