FIER, QYTETARËT MIRËPRESIN FAZËN E DYTË TË REHABILITIMIT TË LUMIT GJANICA, PROBLEM NDOTJA

15/07 18:35
Credits to Apollon TV
FIER, QYTETARËT MIRËPRESIN FAZËN E DYTË TË REHABILITIMIT TË LUMIT GJANICA, PROBLEM NDOTJA

Punimet e fazës së dytë për projektin e rikualifikimit të sistemimit të lumit Gjanicë , të përqëndruara në rehabilitimin e segmentit të dyte nga Ura me Shkallë deri tek Ura e Sheqit, kanë shtuar interesin e qytetarëve dhe kryesisht të rinjve që jetojnë me familjet në emigracion. Sipas tyre proceset e punimeve rehabilituese për veshjen e faqeve anësore me mure guri, pas ndërhyrjes për pastrimin e shtratit të lumit nga mbeturinat e papastërtitë dhe zgjerimit të  trasesë së rrugës në gjatësinë që përshkon disa lagje të qytetit si “ Sheq i madh”, “ Liri”, “ Sheq i Vogël”, “ Kongresi i Përmetit” dhe “ 1 Maji”, ku do të bashkëngjitet me pjesën e qëndrës së qytetit të rehabilituar, do ta kthejnë gjatësinë e lumit në një hapësirë rekreative me shëtitore, ambiente pushimi, parqe, sheshe dhe kënde argëtimi për të gjithë qytetarët. Por për të qënë efektiv investimi dhe në shërbim të qytetarëve , ata kërkojnë nëpërmjet Tv Apollon, nga autoritetet lokale të marrin masa për të shmangur ndotjen duke eleminuar shkarkimet e hidrokarbureve. Investimi për rehabilitimin e lumit Gjanicë me financim nga Qeveria shqiptare me vlerë rreth 630.5 milionë lekë , i cili zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po e transferon tërësisht këtë pasuri të madhe që natyra i ka falur qytetit , shprehen të moshave dhe peofësioneve të ndryshme për Tv Apollon. Sipas tyre Gjanica , nga një lumë që përmbyste shtëpi banimi, biznese, obiekte me destinacione të ndryshme në shumë lagje të qytetit , dhe një vatër potenciale sëmundjesh dhe infeksionesh , pas rehabilitimit të plotë do të ketë një impakt të drejtpërdrëjtë jo vetëm në karakterin estetik , por edhe në atë funksional për rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët fierakë, për mjedisin, ekonominë e turizmin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.