FIER, PUNONJËSIT E BANKERS PETROLEUM ALBANIA DHUROJNË GJAK PËR FËMIJËT TALASEMIKË

22/07 20:48
Credits to Apollon TV
FIER, PUNONJËSIT E BANKERS PETROLEUM ALBANIA DHUROJNË GJAK PËR FËMIJËT TALASEMIKË

Punonjësit e Bankers Petroleum Albania japin gjak për fëmijët talasemikë

Punonjësit e kompanise Bankers Petroleum Albania i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, për të dhuruar gjak per femijet qe vuajne nga talasemia.

Pjese e nismës solidare janë bërë CEO dhe Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Z.Qing Fang e Nëndrejtori për Zhvillimin e Kërkimit të Naftës, Z.Luntao Chen dhe dhjetëra punonjës të tjerë.

“Talasemia është një sëmundje që i shoqëron njerëzit e prekur prej saj përgjatë gjithë jetës dhe kërkon transfuzion të vazhdueshëm gjaku.  Ne jemi kompani me sensibilitet të lartë përsa i përket përgjegjësisë sociale. Ne e kemi mbështetur këtë iniciativë të Kryqit të Kuq sepse mund të përmirësojmë jetën e të sëmurëve me talasami.U jam shumë mirënjohës punonjësve tanë që kanë dhuruar gjak sot. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në nisma që ndihmojnë dhe mbështesin komunitetin”.

Sipas Mjekut transfuziolog Endrit Susaj,  në Shqipëri numërohen mbi 600 pacientë me Talasemi, të cilët e kanë të nevojshme të kryejnë transfuzion çdo tre javë.

Mjeku Susaj falënderoi të gjithë punonjësit e kompanisë Bankers Petroleum Albania që iu bashkuan kësaj nisme kaq të rëndësishme dhe u bëri thirrje edhe qytetarëve të tjerë të dhurojnë gjak për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.