FIER, PROMOVOHET PROJEKTI PËR PËRFSHIRJEN E GRUPEVE VULNERABËL NË SHËRBIMET ONLINE

11/06 18:48
Credits to Apollon TV
FIER, PROMOVOHET PROJEKTI PËR PËRFSHIRJEN E GRUPEVE VULNERABËL NË SHËRBIMET ONLINE

Qëndra “ Epoka e re” nëpërmjet bashkëpunimit me BE ka nisur zbatimin e projektit “ rritja e përfshirjes qytetare në përdorimin e axhendës dixhitale në 9 njësitë administrative të bashkisë Fier. Sipas kordinatores Erta Prifti , ky projekt synon dhënien e informacionit dhe aksesit inovativ në shërbime për publikun dhe grupet vulnerabël.Nëpërmjet këtij projekti gjithashtu synohet promovimi i shërbimeve online nga të rinjtë kudo që ndërtohet një platformë e tillë që do të shërbejë si portë e re informacioni për shërbimet ndryshe që do të ofrojë pushteti lolal për qytetarët.Po sipas të njëjtit burim pranë qëndrës “ Epoka e re” , ëebi ose faqja e internetit do të fuqizojë marrjen dhe dhënien e informacionit nga dhe për qytetarët. Rëndësia e të pasurit një prezencë online është një koncept i ri i lehtë për tu pasuruar me informacione , për tu përditësuar , për tu vizituar dhe përdorur nga qytetarët . Po sipas kordinatores Prifti qëllimi i ndërtimit të kësaj faqeje është shumë i rëndësishëm për të përcaktuar edhe një hap tjetër në planifikimin e dhënies së informacionit , njoftimeve dhe transparences së shërbimeve të pushtetit lokal per qytetarët.

 

 

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.