FIER, PREZANTOHET DRAFTI I STRATEGJISË KOMBËTARE TË ARSIMIT PËR VITET 2021 2026

25/05 18:08
Credits to Apollon TV
FIER, PREZANTOHET DRAFTI I STRATEGJISË KOMBËTARE TË ARSIMIT PËR VITET 2021 2026

Ministria e Arsimit , Sportit dhe Rinisë , ka iniciuar tashmë prezantimin e Draftit të Strategjisë Kombëtare të Arsimit, për vitit 2021- 2026, në katër Drejtoritë Rajonale e Arsimit Parauniversitar. Takimi i radhës ka qënë në qytetin e Fierit, ku të pranishëm kanë qënë:zv. ministrja e Arsimit , Sportit dhe Rinisë , Nina Guga, Drejtoresha e përgjithshme e politikave të edukimit në MASE, Zamira Gjini, Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Parauniversitar, Selman Hodaj, Drejtoresha Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Fier, Brunilda Dhamo, 13 drejtorët e Zyrave Vendore të Arsimit Parauniversitar në varësi të DRAP, Fier, Drejtues të institucioneve arsimore, mësues, prindër, nxënës , punonjës të shërbimit psikosocial , oficer të sigurisë , dhe përfaqësues nga qeverisja vendore.Hapjen e këtij takimi e bëri zv. ministrja e Arsimit , Sportit dhe Rinisë , Nina Guga. Ajo falënderoi grupet e punës për kontributin e tyre në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm i cili krijon mundësi gjithëpërfshirjeje dhe barazi në arsim , zhvillimin profesional të mësuesve , rritjen e kompetencave të nxënësve për procesin ë të nxënit , i domosdoshëm përgjatë gjithë jetës.
Draftin e Strategjisë Kombëtare e prezantoi drejtoresha e përgjithshme e politikave dhe zhvillimit të edukimit në MASR, Zamira Gjini.

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.