Fier – Policia ka vënë në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

02/03 10:18
Credits to Apollon TV

DVP Fier

Kapen duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur.

K. Ç. 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjëndje të dehur.

Gjatë ditë së djeshme u arrestuan gjithashtu edhe 2 shtetas të cilët shkaktuan dy aksidente rrugore, konkretisht:

A. K., 27 vjeç, banues në Berat, pasi në fshati Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. B., 58 vjeç, banues në Fier, ku si pasojë është dëmtuar drejtusi i mjetit tip “Toyota”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

B. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Çermë-Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Nisan” është përplasur me motomjetin tip “Kawasaki” me drejtues shtetasin A. S., 18 vjeç, banues në Çermë, ku si pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., dhe ndodhet në Spitalin Lushnjë nën kujdesin e mjekëve, për të cilin filloi procedimi penal pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.