Fier/ plagoset në rrethana të pa qarta efektivi i Policisë.

25/12 21:51
Credits to Apollon TV
Fier/ plagoset në rrethana të pa qarta efektivi i Policisë.

I plagosuri Klodian Lamaj punonjes në komisariatin e Peqinit. Lamaj ka deklaruar se eshte vete-plagosur aksidentalisht me armen e tij.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.