FIER, NXËNËSIT E GJIMNAZIT JANAQ KILICA PROTESTOJNË KUNDËR ABUZIMIT SEKSUAL

25/05 18:16
Credits to Apollon TV
FIER, NXËNËSIT E GJIMNAZIT JANAQ KILICA PROTESTOJNË KUNDËR ABUZIMIT SEKSUAL

Dhjetra nxënës të shkollës “ Janaq Kilica” janë bërë paraditen e sotme pjesë e një marshimi – protestë , në rrugët e qytetit të Fierit, për tu ndalur në qendër të tij. Me pankarta në duar ata i kanë bërë apel gjithë shoqërisë , të sensibilizohet dhe ndërgjegjësohet pas rastit të ndodhur në Mirditë , ku një grup prej 4 personash , në bashkëpunim me njëri – tjetrin , kanë dhunuar seksualisht një vajzë të mitur 15- vjecare.Drejtoresha e kësaj shkolle , Firiniqi Fuli, u shpreh se apeli sensibilizues synon ndalimin e këtij fenomeni , duke kërkuar që jo vetëm të veprojë ligji dhe institucionet , por dhe familja dhe prindërit të përcjellin tek brezat e rinj një kulturë dhe edukatë që vlerësojnë femrëm.
Gjimnazistët në këtë marshim – protestë kanë kërkuar më tepër siguri për gratë dhe vajzat , ndërsa u kanë bërë thirrje të gjejnë forcën të denoncojnë rastet e dhunës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.