FIER – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Levan-Tepelenë. Ktheheshin nga Greqia për pushime, aksidentohet çifti me dy fëmijët

11/07 10:10
Credits to Apollon TV
FIER – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Levan-Tepelenë. Ktheheshin nga Greqia për pushime, aksidentohet çifti me dy fëmijët

Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin e për pasojë makina ka dalë nga rruga në fshatin Buzmadh duke përfunduar në kanal. Nuk raportohet për v iktima, por vetëm për të p lagosur.

Raportohet se shoferi mbeti i bllokuar në automjet dhe pas ndërhyrjes u bë e mundur nxjerrja dhe transportimi për në spital. Mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi Maks Hebeja, 46 vjeç, banues në Patos,i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në makinën e aksidentuar udhëtonte një familje me katër anëtarë, një çift bashkëshortësh dhe dy djem që ishin nisur nga Greqia në drejtim të Fierit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit “Honday” ka qenë i përgjumur në timon.

Njoftimi i policisë

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.