FIER, NDËRRON JETË PAS 27 DITËSH NË SPITAL VIKTOR BALLAJ; U PLAGOS PAS SHPËRTHIMIT TË NJË PUSI NAFTE

31/05 18:08
Credits to Apollon TV
FIER, NDËRRON JETË PAS 27 DITËSH NË SPITAL VIKTOR BALLAJ; U PLAGOS PAS SHPËRTHIMIT TË NJË PUSI NAFTE

Ka humbur jetën pas 27 ditësh 51- vjecari Viktor Ballaj,punëtori i kompanisë private të naftës në Ballsh, pasi nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra nga djegia që iu shkaktua nga marrja flakë e një tubacioni në dekantimin e naftës. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon një firmë private nafte.Ballaj pësoi djegie të shumta dhe pas mjekimit në Spitalin Rajonal të Fierit u nis drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Ndërkohë pas aksidentit u arrestua shefi teknik Erion Alushaj,ndaj të cilit Gjykata e Fierit,vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje.40- vjecari Alushaj, u akuzua për veprën penale “ shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” pasi nuk kishte marrë masa për sigurinë teknike. Edhe vetë banorët e zonës u shprehën se ndihen të pasigurtë për jetën pasi jetojnë pranë puseve të naftës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.