Fier/ Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

01/03 9:35
Credits to Apollon TV
Fier/ Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

Divjakë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë ndalimin e shtetasit Sh. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë në zbatim të vendimit të datës 13.12.2020 së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë“, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës“.

Shtetasi Sh. K., në bashkëpunim me shtetasit A. B., 24 vjeç dhe G. B., 19 vjeç, (të cilët janë shpallur në kërkim), në datë 06.12.2020, në fshatin Gradishtë, Divjakë, kanë tentuar të marin me forcë jashtë dëshirës shtetasin J. Ll., 31 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. B., 33 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Porche” në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.