
FIER, MUZEU HISTORIK, AKTIVITET PËRKUJTIMOR KUSHTUAR HISTORIANIT PIERRE CABANES

Ne ambientet e Muzeut Historik ne Fier u organizua një aktivitet në përkujtim të historianit francez Pierr Kaban, ndarë nga jeta disa ditë më parë. Ai ka meritën e organizimit në Francë të kongreseve ndërkombëtare për arkeologjinë dhe historinë antike të Epirit dhe Ilirisë së Jugut, në të cilat arkeologëve shqiptarë ju krijua mundësia të shprehnin qëndrimet e studimeve të tyre.