
Fier/ Humb kontrollin e automjetit dhe perfundon jasht rruge, dergohen ne spital 16-vjeçarja dhe drejtusi i mjetit


Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:30, në fshatin Suk, Fier, shtetasi I. B., 24 vjeç, banues në Berat ,duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja 16 vjeçe, banuese në Berat, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.