Fier – Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 23-vjeçari

02/03 10:42
Credits to Apollon TV

Vijon puna për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike i cili përshtaste dyqanin për përdorim droge.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Kryengritja” në dyqanin e marrë me qera nga ana e 23-vjeçarit, ku ushtronte aktivitet tregëtar të pa liçensuar, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Po kështu, ky dyqan ishte përshtatur edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i të ardhurave dhe tatimeve”.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.