Fier/ Gjendet i pa jete, bie ne pus aksidentalisht 74-vjeçari ne fshatin Agmim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku ka humbur jetën një 74-vjeçar.
Bëhet me dije se shtetasi Jorgji Sota, 74 vjeç në fshatin Agim të Fierit ishte duke punuar, kur ka rënë në pus dhe është mbytur.
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:35, në fshatin Agim, Fier, është gjetur nga familjarët i mbytur në pusin e tij shtetasi J. S., 74 vjeç. Dyshohet se 74-vjeçari mund të ketë rënë aksidentalisht në pus pasi ka qënë duke punuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.