FIER, FUSHA E MBETJEVE URBANE, EMERGJENCË MJEDISORE

13/07 18:38
Credits to Apollon TV
FIER, FUSHA E MBETJEVE URBANE, EMERGJENCË MJEDISORE

Fusha e mbetjeve në vendin e quajtur Mbrostar Ura , katër kilometra larg qytetetit  të Fierit,  është shndërruar në një bombë të vërtetë mjedisore, duke u kthyer në makthin më të madh të banorëve që kanë jetojnë  aty pranë, por edhe për ndotjen e gjithjë qytetit. Që prej vitirt 2016 Qeveria Shqipatre i ka paguar rregullisht koncensionarit miliona euro për realizimin e incenerattorit të Fierit. Kjo vepër parashikohej të zgjidhte problemin e trajtimit të mbetjeve të qytetit  që prodhoon mbi 60 mijë ton mbetje. Por ajo që ka realizaur deri  më sot koncensioni  për ndërtimin e inceneratorit  është degradimi i mjedisit dhe dëmi ekonomik që vazhdon të thellohet. Sot Fieri  në vend të inceneratorit ka një fushë grumbullimi dhe djegjeje  mbetjesh duke u shndërruar në një bombë mjedisore madje  po shkon drejt ezaurimit të saj   duke e bërë situatën të papërballueshme. E ndërkohë që janë hedhur miliona euro për një incenerator që nuk funksionon, fusha e mbetjeve është kthyër në bombë ekologjike që dëmton shëndetin e banorëve , duke lëshuar gazra helmues.  Kjo katastrofë ekologjike dhe milionat e hedhura për llogari të kompanive fatazmë , pronarët  e të cilëve nuk bëhen publikë , janë denoncuar jo pak herë edhe nga opozita, por situata vijon të mbetet e pandryshueshme . Bashkëjetojmë me helmet prej më shumë se  vitesh  20 vitesh  thonë banorët jashtë kamerës mes indinjatës dhe frikës për të denoncuar , por njëherazi edhe të zhgënjimit , pasi ankesat e tyre të vazhdueshme kanë shkuar në vesh të shgurdhët. Për shkak  të mbingarkesës pirgje të mëdha mbeturinash digjen për të krijuar pak hapësisrë për konteniertët e rinj të mbeturinave që priten të zbrazen. Nuk hapim dot dritaret thonë banorët që jetojnë aty ptranë, situata paraqitet shumë e rëndë, ndaj jemi ankuar  por pa rezultat.  Ndërsa një banor tjetër thotë se duhet ndërhyrje urgjente  pasi sëmundje të shumta dhe infeksione të ndryshme  i kanosen komuniteteit përballë kësaj situate në këto ditë me temp[eratura përvëluese.  Ndërtimi i inceneratoorit  do të sillte efeket të forta në mjediis  dhe jeëtn e banorëve  pasi në raporte  të ndryshme të kryera nga Agjensia Kombëtare e Mjedisit , Fieri  ka rezultuar  në listën e qytetete më  të ndotura.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.