FIER, FILLON FAZA E DYTË E REHABILITIMIT TË LUMIT GJANICA

05/06 18:54
Credits to Apollon TV
FIER, FILLON FAZA E DYTË E REHABILITIMIT TË LUMIT GJANICA

Ka filluar prej disa ditësh me ritme intensive puna në kuadër të fazës së dytë të punimeve për rehabilitimin e lumit Gjanica.

Punimet ashtu si në fazën e parë po ndiqen me mjaft kureshtje nga shumë qytetarë të cilët kalojnë në zonë dhe për minuta të tëra  ndjekin ritmin e punimeve teksa kërkojnë të përfshihen nëvkëë projektmë shumë hapësira të gjelbërta.

Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit.Ky projekt synon ta rikthejë lumin Gjanica në një ndër asetet më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit. I shndërruar prej dekadash në një vendgrumbullim mbetjesh urbane dhe inertesh lumi Gjanica që përshkon qytetin e Fierit ka marrë psmjen e një lumi të zakonshëm, ndërkohë që projekti do të vijojë me faza të tjera deri në rehabilitimin e plotë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.