FIER, ÇELET SEZONI TURISTIK NË SEMAN DHE DARËZEZË

29/05 18:59
Credits to Apollon TV
FIER, ÇELET SEZONI TURISTIK NË SEMAN DHE DARËZEZË

Është celur zyrtarisht sezoni tiristik veror në zonat bregdetare të Semanit dhe Darëzezës . Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për turizmin bregdetar fierak në ditën e celjes së sezonit turistik nga Bashkia Fier, në bashkëpunim me Federatën shqiptare të sporteve me kuaj, u organizua dhe gara mbarëkombëtare me kuaj” Kupa e Darëzezës” , si risi, ku morën pjesë 14 ekipe hipizmi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dhe 25 kuaj të rracave nga më të bukurat dhe më të fortat. Në fjalën e tij , kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi, u shpreh se pas një periudhe të vështirë që lamë pas nga pandemia, do të kemi një sezon turistik veror ndryshe nga një vit më parë dhe me kushte të përmirësuara, për të cilat janë marrë të gjitha masat për tu ofruar shërbime sa më cilësore pushuesve. Bregdetin e Semanit po e kthejmë në një pistë garash kalërimi në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, ka thënë kryegjyqtari i garës, e cila do të shërbejë për ti dhënë jetë kësaj zone turistike me karakteristika dhe mundësi të shumta argëtimi që ofron për pushuesit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.