FIER : Bien në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.

16/07 10:13
Credits to Apollon TV
FIER : Bien në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale.

 

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 7 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 28 vjeç, banues në Librazhd, si edhe proceduan penalisht shtetasit N. M., 33 vjeç, M. O., 33 vjeç, F. M., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut dhe R. B., 20 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas u kapën nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke udhëtuar me automjetin tip “BMW” që drejtohej nga shtetasi F. M. Gjatë kontrollit personal, shtetasit B. H. iu gjetën 8 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
– – – –
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi P. Y., 59 vjeç, banues në fshatin Lapulecë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të territorit, në tokën pranë banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa.
– – – –
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë u bë kapja e shtetases së shpallur në kërkim K. Xh., 23 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
23-vjeçarja iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
– – – –
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin E. J., 41 vjeç, dhe për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin A. J., 45 vjeç, si edhe u proceduan penalisht shtetasit J. J., 19 vjeç dhe I. J., 17 vjeç, pasi për motive pronësie, në fshatin Gjinoqar, Patos, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin, si dhe shtetasi E. J. ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit J. J.

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit A. Sh., 54 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi ka dhunuar fizikisht në banesë në prani të fëmijës së mitur, bashkëshorten e tij, shtetasen V. Sh., 48 vjeçe.
– – – –
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.