FIER, BANORËT E RADOSTINËS PROTESTOJNË PËR NDËRPRERJEN E PUNIMEVE TË RRUGËS

30/05 19:34
Credits to Apollon TV
FIER, BANORËT E RADOSTINËS PROTESTOJNË PËR NDËRPRERJEN E PUNIMEVE TË RRUGËS

Ndërprerja e punimeve rikonstruktuese në rrugën kryesore që lidh fshatin Radostinë me rrugën Fier- Seman dhe fshatin Clirim, ka krijuar shqetësime tek banorët që i kanë shtëpitë përgjatë këtij segmenti rrugor. Sipas tyre punimet për rregullimin e rrugës filluan gjatë fushatës , përpara votimeve , dhe më pas u ndërprenë. Po përballemi me pluhurin e rrugës që ngrihet gjatë qarkullimit të automjeteve kryesisht të tonazheve të rënda i cili mbulon gjithcka.Banorët thonë se nuk mund ti hapin dot as dritaret dhe detyrohen të lagin rrugën disa herë në ditë. pluhuri është i pranishëm në të gjitha pjesët e paasfaltuara të kësaj rruge , përfshi edhe qëndrat e banuara. Nga fillimi i rrugës e deri në Radostinë nuk përdoret autoboti për të lagur rrugën dhe sipas banorëve kjo është e domosdoshme për të shmangur pluhurin të përhapet gjithandej. Kemi të sëmurë dhe alergjikë në shtëpi thonë ata , të cilëve pluhuri i rrugës po ua vështirëson jetën. Ata i kanë kërkuar Bashkisë Foër të vazhdojë punimet për përfundimin e shtrimit të rrugës së Radostinës , pasi rritja e temperaturave do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën , teksa kanë shtuar se në të kundërt do të ngrihen në protestë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.