
Fier/ Babai bën manovra me traktorin aksidenton vajzën e tij 3-vjeçe, dërgohet me urgjencë në spital

Babai bën manovra me traktorin aksidenton vajzën e tij 3-vjeçe, dërgohet me urgjencë në spital
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:15, në fshatin Çerven, në oborrin e banesës së vet, shtetasi E. T., duke drejtuar mjetin tip zetor, ka aksidentuar vajzën e tij 3 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.