FIER, 50 VJEÇARJA, FATMIRA FËRFALLI, NË MJERIM EKONOMIK, APELON PËR NDIHMË

05/06 18:24
Credits to Apollon TV
FIER, 50 VJEÇARJA, FATMIRA FËRFALLI, NË MJERIM EKONOMIK, APELON PËR NDIHMË

50- vjecarja Fatmira Fërfalli , pjesëtare e komunitetit rom në lagjen Mbrostar Ura në Fier, jeton në mjerim të plotë ekonomik. Nënë e 7 fëmijëve ajo tashmë banon në një banesë tejet të amortizuar që rrezikon shembjen nga dita në ditë. Kam frikë për dy fëmijët e mitur 13 dhe 12 vjec me të cilët jeton në këtë godinë të rrënuar thotë ajo mes lotësh me zërin që i dridhet teksa pohon se përvec kësaj i nis cdo ditë në shkollë pa ngrënë.

Që prej 6 vitesh , kohë në të cilën humbi bashkëshortin në një aksident , jeta e Fatmirës bëhet gjithnjë e më e vështirë. Të ardhurat e vetme janë vetëm 3500 lekë të ndihmës ekonomike ndërsa prej një muaji nuk po mundet as të punojë. Vajza e saj pohon e dëshpëruar se shpesh vjen pranë nënës së saj për ta ndihmuar me c, të mundet por edhe jeta e saj është e vështirë si e cdo pjesëtari të komunitetit rom. Kërkoj ndihmë për një banesë thotë ajo. Në projektet rikonstruktuese të banesave rome nuk e kanë përfshirë edhe pse ajo duhet të ishte e para në listë.

Gdhihem e ngrysem me frikën se banesa do të shëmbet thotë Fatmira teksa  bën apel të dëshpëruar për ndihmë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.