FIER/ 26 vjeçari humbet kontrollin e motoçikletës, bie në kanal dhe humb jetën

12/02 19:56
Credits to Apollon TV
FIER/ 26 vjeçari humbet kontrollin e motoçikletës, bie në kanal dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Kallm i Vogël në Fier. Një i ri 26-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik.

Arbër Buzi ishte duke drejtuar motorin e tij, kur papritur ka dalë nga rruga, dhe ka nga përplasja e fortë ka ndërrruar jetë.

Ende nuk bëhet me dije shkaku kryesor i kësaj tragjedie. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës.


Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.