FIER, 10 FAMILJE NË NEVOJË JANË NDIHMUAR PËR KURBAN BAJRAMIT, NGA BAMIRËSI JULJAN SKËNDAJ

21/07 20:48
Credits to Apollon TV
FIER, 10 FAMILJE NË NEVOJË JANË NDIHMUAR PËR KURBAN BAJRAMIT, NGA BAMIRËSI JULJAN SKËNDAJ

Bamirësi Julian Skëndaj ka ardhur nga Suedia në qytetin e tij të lindjes për të ndihmuar familjet në nevojë për festën e Kurban Bajramit. Në aktin e bamirësisë janë përzgjedhur 10 familje të varfëra të cilave u janë dhuruar pako ushqimore, mish dhe pije freskuese për të festuar si gjithe të tjerët këtë festë të shenjtë , nga më të rëndësishmet për besimtarët myslimanë , e cila simbolizon sakrificën dhe bekimin e Allahut për paqe dhe begati. Këtij aktiviteti humanitar i është bashkuar dhe nëna e Julianit , Lumturi Skëndaj. Jemi munduar të përzgjedhim familjet e publikuara në emisionin “ Njerëz në nevojë” në Tv Apollon, të cilat i meritojnë këto ndihma . Këto ndihma tregojnë dashurinë dhe solidaritetin që shpreh bamirësi Julian Skëndaj , për familjet e varfëra janë shprehur përfaqësues të familjeve të ndihmuara. Festa e Kurban Bajramit , është një ditë për të qënë më pranë të varfërve, më njerëzorë, më solidarë e me bujarë ka theksuar bamirësi Julian Skëndaj ndaj të bëhemi të gjithë bashkë dhe të ndihmojmë njëri – tjetrin.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.