Festa e Fitër Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

13/05 10:21
Credits to Apollon TV
Festa e Fitër Bajramit, mijëra besimtarë myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. ceremonia nisi rreth orës orën 05:40 dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Ndryshe nga vitin e kaluar, ku besimtarët myslimanë u falën nëpër xhami, këtë vit për shkak të lehtësimit të masave të pandemisë, besimtarët u falën në sheshin “Skënderbej”. Ceremonia filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Një ditë më parë, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe angazhim për adhurimin e Zotit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.