Fatbardh Kadilli dorëzon kërkesën në selinë e PD: Kandidoj për kryetar të Partisë! Lulzim Basha nuk del nga zyra

21/05 12:54
Credits to Apollon TV
Fatbardh Kadilli dorëzon kërkesën në selinë e PD: Kandidoj për kryetar të Partisë! Lulzim Basha nuk del nga zyra

Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, ka shkuar sot në selinë e forcës politike ku aderon dhe ka dorëzuar formalisht kërkesën e tij, për të garuar si kandidat për kryetar në zgjedhjet që do të mbahen në 13 qershor.

Para mediave, Kadilli tha se Lulzim Basha nuk del nga zyra, ndërsa garën e quajti asimetrike sepse sipas tij, kryetari aktual ka në dispozicion të gjitha “mjetet”.

“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior.

Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces”, u shpreh Fatbardh Kadilli, kandidat për kryetar i PD.

Për kreun e PD-së pritet të kandidojë dhe Ibsen Elezi ish kreu i PD-së në Kukës, si dhe anëtarja e “Grupimit për PD” Edith Harxhi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.