
Familja fshehu krimin dhe telefonoi 127 për plagosje, ja kush e informoi policinë për vrasjen e Irvana Medinajt në Fier (DETAJE)


Detaje të reja dalin në dritë për vrasja e rëndë të ndodhur këtë pasdite në Fier.
Mësohet se ngjarja makabre ndodhi në prani të famijarëve, të cilët kanë telefonuar 127 dhe kanë kërkuar ndihmë se kanë një person të plagosur në shtëpi.
Burime bëjnë me dije se për këtë ngjarje, stafi i Spitalit Rajonal të Fierit informoi Policinë, pas dyshimeve të ngritura lidhur me ngjarjen në fjalë. Pas kësaj ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit me të cilin Demokrat Medinaj vrau bashkëshorten e tij, Irvana Medinaj.
Ndërkohë, banorët e lagjes Sheq i Madh në Fier thonë se 29-vjeçari vuan nga probleme mendore. Pas krimit të rëndë autori u arratis, ndërsa policia është vënë në kërkim për kapjen dhe arrestimin e 29-vjeçarit.