Familja dha ALARMIN se ishte zhdukur dhe e kishin marrë peng, Policia gjen 25 vjeçarin në Tiranë, ai habit me deklaratën: Kam ikur vet!!!

21/05 10:05
Credits to Apollon TV
Familja dha ALARMIN se ishte zhdukur dhe e kishin marrë peng, Policia gjen 25 vjeçarin në Tiranë, ai habit me deklaratën: Kam ikur vet!!!

Ilir Daka, i deklaruar i zhdukur prej tre ditësh nga familaj e tij, është gjetur nga Policia e Tiranës. 25 vjeçari sipas familjarëve ishte marrë peng. dhe për herë të fundit ishte parë në zonën e Sheshit Wilson në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njofton se ka arritur ta gjejë të riun, por ai ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga shtëpia. “Në vijim të informacionit i cili bën fjalë për “Largim nga banesa”, mbrëmjen e djeshme u gjet shtetasi I. D., 25 vjeç, i cili deklaroi se ishte larguar me dëshirën e tij dhe nuk ka patur probleme”, njofton Policia.

Ndërkohë, Blutë e kryeqytetit zbardhin dhe një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë te stadiumi “Selman Stërmasi”, e raportuar ekskluzivisht nga newsbomb.al. Në pranga ka rënë një person që ka goditur policët dhe tre persona të tjerë që nuk kanë lejuar shoërimin e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, i shtetasit E. P., 37 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasit M. M., 31 vjeç, A. G., 26 vjeç, A. Xh., 26 vjeç.

Më datë 19.05.2021, tek stadiumi “Dinamo”, shtetasi E. P ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur punonjësin e policisë së Qarkullimit Rrugor ndërsa 3 shtetasit e tjerë e kanë kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësin e policisë”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.