Falsifikonin firmat e mjekëve për formularët e patentave, 2 të arrestuar në Tiranë, në kërkim një 26 vjeçare

27/05 11:38
Credits to Apollon TV
Falsifikonin firmat e mjekëve për formularët e patentave, 2 të arrestuar në Tiranë, në kërkim një 26 vjeçare

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi falsifikonin firmat dhe vulat e mjekëve për të plotësuar fiktivisht formularët për aplikim për patentë. Një tjetër është proceduar në gjendje të lirë dhe një 26 vjeçare është shpallur në kërkim.

Të arrestuar janë: Igli Katroshi 51 vjeç dhe Albion Goxhaj 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. U procedua në gjendje të lirë shtetasi D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit, shkruan newsbomb.al.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.