“Faleminderit që u shpëtove nënën fëmijëve të mi”, artistja Justina Aliaj falenderon publikisht Najada Çomon, mjekja përlotet nga mesazhi i së bijës

06/02 21:21
Credits to Apollon TV
“Faleminderit që u shpëtove nënën fëmijëve të mi”, artistja Justina Aliaj falenderon publikisht Najada Çomon, mjekja përlotet nga mesazhi i së bijës
Justina Aliaj falenderon publikisht Najada Comon

Artistja e njohur shkodrane Justina Aliaj u infektua me koronavirus në muajin nëntor dhe për shkak të simptomave të rënda u shtrua në spitalin Infektiv në kryeqytet, ku fatmirësisht arriti që ta mposhte virusin vdekjeprurës.

Ditën e sotme nëpërmjet emisionit “Dua të të bëj të lumtur” ajo ka falenderuar publikisht mjeken Najada Çomo, për shërbimin që iu bë gjatë qëndrimit në spital.

“Doktoresha ime të ftova këtu për të të falenderuar për çdo gjë që bëre për mua gjatë kohës që isha sëmurë. Të falënderoj që u shpëtove fëmijëve të mi nënën”, u shpreh artistja.

Ndërkohë një tjetër surprizë për mjeken Najada Çomo ishte edhe vajza e doktoreshës, e cila me mesazhin e saj: “Mami të dua shumë!”, përloti profesoreshë Najadën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.